Nga Rajoni
19 August 2021
Isa Mustafa: LDK-ja do të kthejë besimin e elektoratit me 17 tetor

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka folur lidhur me zgjedhjet lokale që pritet të mbahen me 17 tetor.Ai beson që LDK-ja do të arrijë ta kthej besimin e elektoratit të vet derisa përmend zgjedhjet nacionale për të cilat thotë se rrënuan logjikën e çdo pritjeje apo parashikimi normal.

Edhe pse ishte kryetar i LDK-së kur kjo e fundit mori pjesë në zgjedhjet nacionale me 14 shkurt të këtij viti, Mustafa thotë se u përdorë propaganda e shpëlarje e trurit si brenda ashtu edhe jashtë.

“Zgjedhjet e fundit kanë rrënuar logjikën e çdo pritjeje apo parashikimi normal. Ato ishin propagandë dhe larje e trurit e mbështetur nga brenda e jashtë. Këto zgjedhje nuk e meritojnë të jenë si ato të fillimit të këtij viti”, ka thënë Isa Mustafa.

E, duke folur për kandidaturat e shpallura për kryetar të komunave, Mustafa thotë se beson se LDK-ja ka bërë zgjedhjen e duhur dhe do t’i përmbushë pritjet e qytetarëve.

“Uroj që LDK të ketë bërë zgjedhje të mira si për kryetarë të komunave po ashtu edhe për këshilltarë të kuvendeve komunale dhe që të përmbushen pritjet e votuesit të LDK-së dhe të qytetarëve, sepse qeverisja lokale ka rëndësi tepër të madhe për çdo njeri”, ka thënë Isa Mustafa për Front Online.

Për disa kandidatë thotë se kanë qeverisur mirë, e disa të tjerë nuk i njeh.

“Janë një pjesë e kandidatëve që edhe më parë kanë drejtuar komunat me qeverisje të mirë e të suksesshme. Ka edhe kandidatë të rinj që mund të jenë vlerë e shtuar për LDK-në dhe për qeverisjen lokale. Një pjesë të kandidatëve nuk e njoh, prandaj edhe përmbahem nga cilësimet”, ka thënë ai.



Të ndryshme
Më shumë
Në Gjermani jo me vaksinë kineze, Teste dhe dëshmi vaksinimi në gjuhë të huaj për Pfizer dhe AstraZeneca21 June 2021
Nga e mërkura, pritet të hiqet ora policore!15 June 2021
Në TikTok me gjuhë të urrejtjes kërkohet kryqëzimi i Talat Xhaferit27 July 2021