Nga Vendi
19 August 2021
Osmani: Ua shtrijmë dorën atyre të cilët kanë më së shumti nevojë për momentin

Sollëm vendim t’ua shtrijmë dorën atyre të cilët për momentin kanë më së shumti nevojë. Ata janë njerëzit nga Afganistani, aleatë tanë dhe familjet e tyre, theksoi në postimin në fejsbuk, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Të jesh solidar, shkruan Osmani, nuk do të thotë vetëm të përsëriten mesazhet për solidaritet, por të ndërmerren veprime kur është kjo e nevojshme, veçanërisht ndaj atyre të cilëve kjo u është e nevojshme!.

“Ne jemi shtet solidar dhe këtë e kemi treguar shumë herë deri më tani. Nuk bëjmë asgjë ndryshe e as tani. Sollëm vendim t’ua shtrijmë dorën atyre që kanë më shumë nevojë për momentin. Ata janë njerëzit nga Afganistani, aleatë tanë dhe familjet e tyre. Këta janë miqtë tanë, njerëz si ne, të cilët i ndajnë vlerat tona, dhe të cilëve jo për fajin e tyre u rrezikohet jeta dhe siguria e tyre. Dhe këtë nuk e bëjmë vetëm, por ky është reflektim i solidaritetit tone së bashku me aleatët tanë – sepse jemi partnerë edhe në të mirë edhe në të keqe. Së bashku kemi hyrë dhe së bashku dolëm nga Afganistani – dhe tani së bashku do ta kalojmë edhe këtë krizë, edhe këtë sfidë. Nesër është dita kombëtare e Afganistanit. Duke ua uruar dorën të gjithë afganëve, dua të porosis – Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet miku juaj”, qëndron në postimin e Osmanit.

 



Të ndryshme
Më shumë
Filipçe: Çdo funksionar është i zëvendësueshëm23 September 2021
Presheva u kthye në qendër të artit shqiptar, Çarshia mbushet me tingujt e muzikës së mirëfilltë13 June 2026
Nusja futet gjatë natës në shtëpinë e vjehrrës dhe e bën për spital 6 August 2021