Nga Vendi
19 August 2021
Situata me Covid në Tetovë vazhdon të rëndohet tejmase

Situata me Covid vazhdon të rëndohet tejmase në Tetovë ndërsa informacionet e fundit janë shumë dramatike për sa i përket numrit të personave që kanë vdekur dhe atyre që janë infektuar vetëm brenda 24 orëve të fundit duke iu referuar burimeve nga Spitali i Tetovës.

Janë gjithsej 5 të vdekur dhe 325 të sëmurë nga Covid 19 brenda 24 orëve. 122 persona janë me oksigjen dhe 203 janë më lehtë të prekur nga virusi. Gjithsej të hospitalizuar janë 122, të vakcinuar me 1 dozë 10 persona ndërsa të vakcinuar me 2 doza 4 persona ndërsa ambullanta ditore 203. Nga Spitali i Tetovës bëjnë apel për më shumë kujdes dhe respektim të masave.

 



Të ndryshme
Më shumë
Prokuroria e Hagës: Mandati i ZPS përfundon kur BE e njofton Kosovën se hetimet dhe procedurat që rrjedhin prej tyre janë mbyllur19 September 2026
Pse Turqia e ka përballuar kaq mirë COVID-19? 4 July 2020
Padi penale kundër pesë punonjësve të AUV-së, dyshohen për “keqpërdorim të detyrës zyrtare” 4 September 2025