Nga Bota
20 August 2021
Gjashtë javë burgim për ata që nuk mbajnë maskën…

Një shtetas i Britanisë së Madhe është dënuar nga një gjykatë në Singapor me gjashtë javë burgim, pasi ai shkelte në mënyrë të përsëritur masat kundër koronavirusit, duke refuzuar të mbante një maskë mbrojtëse.

Benjamin Glynn, 40 vjeçar, u shpall fajtor si i akuzuar për mosmbajtje të maskës në tren. Ai i kërkoi gjykatës që pasaporta t’i kthehej në mënyrë që ai të kthehej në Britani për të qenë me familjen e tij.

Shteti aziatik është i njohur për zbatimin e rregullave të rrepta gjersa ka burgosur dhe gjobitur personat për shkeljen e rregullave të COVID-19.



Të ndryshme
Më shumë
PAMJE TË RËNDA! Burri dhunon në mënyrë kafshërore gruan në Tiranë, në sy të djalit 3 vjeç. Djali i madh filmon skenën22 September 2021
Ndërron jetë babai i DJ Dagz, artisti pak ditë më parë lutej që ai të mos dorëzohej26 October 2026
Tha se Bleona Mata është gjetur, avokati përballet me nënën e saj, Bukurie Veizin24 September 2026