Nga Rajoni
20 August 2021
Raka, qytetarëve: Mos përdorni antibiotikë kundër COVID-19 edhe nëse ju përshkruan doktori

Mikrobiologu Lul Raka ka thënë se përdorimi i antibiotikëve kundër COVID-19 ka qenë problem edhe në Kosovë por edhe në botë.

Ai u ka bërë thirrje të gjithëve që të mos përdorin antibiotikë për ta luftuar coronavirusin.

“COVID-19 shkaktohet nga virusi dhe antibiotikët nuk kanë kurrfarë efekti në parandalimin e tij. Nuk jepen antibiotikët”, është shprehur ai.

“Këto ditë do të dalë udhërrëfyesi klinik për trajtimin e COVID-19 ku një kapitull i është kushtuar coronavirusit. Antibiotikët janë marrë kotë për ta trajtuar COVID-19. Antibiotikët jepen nëse të njëjtën kohë ke infeksion bakterial. Mos përdorni antibiotikë edhe nëse ju përshkruan doktori”, ka thënë Raka.



Të ndryshme
Më shumë
‘Torta e Paqes’, pastiçierja zvicerane gatuan për takimin Biden-Putin17 June 2021
Demiri: 27 prilli mbetet simbol i përballjes mes dhunës dhe demokracisë27 April 2026
Kush do të bëhet president/e në Gjermani? Merkel e do një grua në postin e kreut të shtetit 1 November 2026