Nga Vendi
20 August 2021
Konkursi për regjistruesit rajonal është i hapur deri më 25 gusht

Të gjithë kandidatët e interesuar për regjistrues rajonalë mund të aplikojnë në aplikacionin online të disponueshëm në www.stat.gov.mk dhe popis2021.stat.gov.mk deri më 25 gusht.

“Meqenëse testimi i kandidatëve të regjistruar deri më tani do të bëhet më 19 dhe 20 gusht, për të gjithë kandidatët e regjistruar në periudhën nga sot (18.08.2021) deri më 25 gusht, do të organizohen testime shtesë”, thonë nga Enti Shtetëror për Statistika.

Listat e kandidatëve të regjistruar deri më tani dhe informacioni për kohën dhe vendin e testimit publikohen në komisionet e rajoneve të regjistrimit.

Kontaktet me këto komisione dhe informacion shtesë në lidhje me testimin janë në dispozicion në lidhjen: https://popis2021.stat.gov.mk/PopisniReoni.aspx



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni: Propozohet heqja e testit PCR me Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Serbinë 5 October 2020
Kadaj-Bujupi për Bregoviqin: S’ka çka lypë në Shqipëri, figura e tij është e papranueshme13 August 2021
Masakroi me thikë gruan dhe djalin 5 vjeç, vetëvritet në burg 39-vjeçari italian27 September 2021