Nga Bota
20 August 2021
Gruaja ia hodhi foshnjen nga dritarja e maternitetit, prindërit e falin

Një çift prindërish, foshnja e të cilëve u hodh nga dritarja e maternitetit nga një grua, kanë vendosur që ta falin këtë grua.

Viktoria Ivanova sapo kishte lindur djalin e saj Volodya, në maternitetin e qytetit rus Sterlitamak, kur ndodhi incidenti tragjik.

29-vjeçarja Alina Araslanova kapi foshnjen dhe e hodhi nga dritarja. Bebi vdiq në vend.

Alina vetë sapo ishte bërë prind për herë të dytë kur bëri veprimin e tmerrshëm.

Mediat lokale raportuan se Alina kishte qenë e shtruar në një spital psikiatrik për depresion, por kishte dalë.

Alina Araslanova

Bashkëshorti i Viktorias tha se e kanë falur Alinën dhe nuk duan që ajo të dënohet. Ai theksoi se çifti e ka pranuar atë që ndodhi dhe duan që Alina të “vazhdojë jetën e saj”.



Të ndryshme
Më shumë
SHBA: 100 milionë njerëz shikojnë YouTube në televizor!27 June 2020
Sela akuzon Merkon dhe të afërmit e tij: Në tokë shtetërore ndërtojnë vila buzë liqenit 8 July 2021
Zbulohet personi i tretë që ndërhyri mes Babis dhe Carolinës 8 July 2021