Nga Bota
20 August 2021
“Na mban jashtë orarit dhe s’na paguan”, Nusret paditet nga punonjësit e tij

Kuzhinieri i famshëm turk, Nusret Gokçe (Nusret), dhe pronar i restorantit më të shtrenjtë që shërben biftek dhe që tashmë është hapur në shumë qytete të mëdha në të gjithë botën – Nju Jork, Miami, Stamboll, Dubai, Abu Dhabi dhe Mikonos po përballet me drejtësinë.

Ai akuzohet se ka detyruar shumë nga punonjësit e tij të punojnë jashtë orarit për të cilat ata nuk janë paguar.

«Salt Bae» siç njihet nga shumica, u bë viral disa vite më parë përmes videove në mediat sociale në të cilat ai shihej duke hedhur kripë mbi pjatat në një mënyrë shumë të veçantë dhe karakteristike.

Por sot, ai po përballet me një proces gjyqësor nga pesë ish-punonjës të zinxhirit të njohur të restoranteve. Sipas avokatit të paditësve, këta persona të gjithë shtetas turq, pasi u punësuan nga zyrtarët e kompanisë, iu kërkua të shkonin në Shtetet e Bashkuara për të punuar në restorantet me famë ndërkombëtare të biznesmenit të njohur.

Sidoqoftë, pasi mbërritën në Shtetet e Bashkuara dhe ranë dakord për një pagë fikse javore, ata u detyruan të punonin më shumë se 70 orë në javë pa u paguar për punën jashtë orarit.

Ndër të tjera, ata thanë se “Nusret ishte agresiv në menaxhimin e restorantit, duke mallkuar shpesh punonjësit dhe duke i fajësuar ata për gabimet e punonjësve të tjerë.”



Të ndryshme
Më shumë
Shqipëri: 123 raste të reja me COVID-19 dhe 5 humbje jete në 24 orë 2 August 2020
Avokati i Popullit: Është tragjedi e madhe e cila na ka goditur të gjithëve23 November 2021
Fansat nuk e besonin dot se ishte shqiptar, por aktori famshëm i serialeve turq flet SHQIP në Instagram!28 July 2021