Nga Vendi
20 August 2021
Carovska: Viti shkollor fillon me prani fizike duke respektuar protokollet

Edhe përskaj rritjes së rasteve pozitive me Covid-19, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska nuk deklaron se do të ketë ndryshim të vendimit që viti shkollor të fillojë me prani fizike, pasi siç thotë, plani që u përgatit që nga muaji qershor tregoi se më i dëshirueshëm është mësimi me prani fizike.

“Fillimi i vitit shkollor do të jetë me prani fizike për të gjitha nivelet e arsimit fillor dhe të mesëm dhe për të gjithë nxënësit. Presim që të respektohen të gjitha protokollet dhe për këtë të gjitha shkollat në mënyrë intensive janë duke u përgatitur me të gjitha materialet që u duhen, me të gjitha protokollet që u nevojiten që të mund të kemi atmosferë të sigurt për mësim. Gjithashtu, një numër i madh i mësimdhënësve apo mbi 62% janë vaksinuar dhe në mënyrë intensive rrjedhë vaksinimi i atyre që kanë mbetur”, deklaroi Carovska, transmeton TV21.

Ka ftuar, që të gjithë mësimdhënësit që duhet të jenë pjesë e procesit mësimor, të kërkojnë ndihmë deri te Ministria e Arsimit dhe Shkencës që të vaksinohen sa më shpejtë.

Ka bërë të ditur, se nëse gjendja shëndetësore me Covid-19 shkon drejt përkeqësimit dhe Komisioni për Sëmundje Ngjitëse konstaton se duhet të ndryshohet skenari, atëhetë MASh-i do ta bëjë këtë.

“Nëse ka ndryshim të gjendjes shëndetësore, sigurisht se Ministria e Arsimit bashkë me institucionet komunale është e gatshme të respektojë instruksionet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse”, tha Carovska.

Qëllimi siç tha, është të sigurohet proces mësimor i pandërprerë./TV21



Të ndryshme
Më shumë
Vjosa Osmani pret Elisa Spiropalin, theksohet uniteti strategjik mes Kosovës dhe Shqipërisë25 February 2026
Zanfina tregon trupin "bombë" edhe në përditshmëri15 June 2021
Kasami me ofertë për Iniciativën “Më e mira për Tetovën”11 October 2021