Nga Vendi
20 August 2021
VMRO-DPMNE: Së shpejti detajet e koalicionit me ASh-AAA-në

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Vllado Misajllovski ka bërë të ditur se janë në komunikime me Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën për koalicion në zgjedhjet lokale.

Ka njoftuar se detajet do të kumtohen së shpejti.

“Sa i përket koalicionit me Aleancën dhe Alternativën shpresojmë se së shpejti do t’i kumtojmë detaje”, tha Misajllovski, transmeton TV21.

Paralajmëroi përfshirje edhe të partive më të vogla, ndërkaq shtoi se qëllimi është që VMRO-DPMNE-ja të ndihmojë aty ku i duhet ndihmë ASh-AAA-së, kurse këta të fundit të ndihmojnë në komunat ku i duhen vota VMRO-DPMNE-së.

“Ky është qëllimi. Të shkojmë atje ku ne mund të ndihmojmë dhe ku munden ata të na ndihmojnë. Por nuk janë vetëm Aleanca dhe Alternativa. Në Koalicion do të bashkohen edhe parti të tjera. Ndoshta janë më të vogla, por do të marrin pjesë dhe do t’i ndihmojnë VMRO-DPMNE-së për këto zgjedhje”, tha Misajllovski.

Për kandidatin e Shkupit ende realizohen anketa, ndërkaq sot u publikuan emrat e grupit të dytë të kandidatëve për kryetarë komunash nga radhët e VMRO-DPMNE-së.



Të ndryshme
Më shumë
Zviceranët, ndër popujt më të sigurt në vendin e tyre24 June 2021
E dhunoi kunati i Niko Peleshit, ja dëshmia e plotë e Gjergji Thimios20 July 2020
Filipçe thotë se deri në fund të verës do të arrihet imuniteti kolektiv22 June 2021