Nga Rajoni
20 August 2021
Petkoviq takon serben e kthyer Dragica Gashiq, i premton se Serbia do të jetë me të deri në fund

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq është takuar sot me serben e vetme të kthyer në Gjakovë, Dragica Gashiq. Petkoviq sëbashku me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq kanë takuar atë gjatë vizitës në Mitrovicën e Veriut ku kanë vënë gurthemelin e universitetit paralel atje, investim i Serbisë në vlerë mbi 6 milionë euro, raporton Gazeta Express.

Petkoviq ka shkruar se është e rëndësishme të monitorohet gjendja e saj sepse Serbia është me të deri në fund.

“Një takim i ngrohtë me Dragica Gashiq. Gjatë vizitës në Mitrovicën e veriut u takova me të kthyerën e vetme në Gjakovë për t’u siguruar se gjithçka është mirë me të. Është e rëndësishme të monitorohet situata e Dragicës sepse shteti i Serbisë është me të deri në fund. Sikur herën e parë që u takuam dhe biseduam se si mund ta ndihmojmë, kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq ishte gjithashtu me ne. Vetëm sëbashku mund të bëjmë më të mirën për popullin tonë në Kosovë”, ka shkruar Petkoviq.



Të ndryshme
Më shumë
Bashkë në studion e Big Brother, Semi eviton pyetjen e Arbanës rreth Beatrixës 9 February 2022
Çitaku: Marta Kos të shqetësohet për padrejtësinë në Hagë, jo për ligjet e Kosovës12 October 2026
Shkurta Fejza niset për pushime me familje22 September 2026