Nga Vendi
3 July 2020
Florin Besimi: Nuk do të lejojmë që grupet e ndjeshme të margjinalizohen, çdo qytetar ka vlerë!

Kandidati i BDI-së, në zonën së 6-të zgjedhore, Dr. Fatmir Besimi, ka vizituar sot Qendrën e Autizmit, “Fluturo për jetën”, ku vuri theksin te vlerësimi i çdo qenie njerëzore, duke potencuar se edhe si mjek e humanist, si njeri e intelektual, do ta ketë përkushtimin e fuqishëm kundër çdo margjinalizimi.

“Të jesh i veçuar është dënim i rëndë, këtë ne nuk do ta lejojmë, liria dhe vlerat e këtij shteti duhet të jenë në shërbim të çdo qytetari. Margjinalizimi i kujtdo qoftë, është goditje e padrejtë ndaj individit andaj, solidariteti, socializimi, përkushtimi duke krijuar kushte për çdo individ në vendin tonë, është detyrë e imja edhe si mjek, edhe si humanist e nesër edhe si deputet”, ka cekur dr. Florin Besimi, duke shtuar se edhe personave me autizëm do t’i kushtohet vëmendje e duhur.

Asnjë njeri, asnjë qenie njerëzore nuk meriton anashkalim për shërbimet që ka për detyrë dhe obligim shteti, ka cekur dr. Besimi.

“Ne nuk mund të lejojmë që grupet e ndjeshme sikur personat me autizëm, të jenë të margjinalizuara të jenë të lëna pas dore, sepse, asnjë qenie njerëzore nuk meriton as anashkalim, as harresë, as mungesë të kushteve për jetë e për punë”, ceku dr. Besimi, duke shtuar se autizmi do të marrë përkujdesjen e duhur, konform vlerave që ka shteti dhe shoqëria në të cilën jetojmë e punojmë.

 



Të ndryshme
Më shumë
Ekipi i “BB VIP” mbështet haptas Donaldin? Ja çfarë kanë vënë re ndjekësit27 December 2021
Mbi një milion qytetarë janë regjistruar në Maqedoni20 September 2021
Janevska për pushimin dimëror: Gripi nuk merret vetëm në shkolla, por edhe në rrugë dhe gjatë skijimit21 January 2026