Nga Rajoni
23 August 2021
Kjo është 18 vjeçarja që u la e vdekur në Spitalin e Ferizajt (FOTO)

Dita e djeshme ka qenë tragjike për 18 vjeçaren nga Ferizaj. IndeksOnline mëson se emri  i viktimës rasti i së cilës tronditi mbarë vendin është Marigona Osmani.

Ajo është dërguar gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Ferizajt, nga dy persona, pa shenja jete.

Ata menjëherë me të dërguar viktimën janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Mirëpo fal bashkëpunimit me qytetarë si dhe kamerat që ndodhen brenda hapësirave të spitalit,  Policia e Kosovës menjëherë ka arritur të identifikoj dy të dyshuarit.

I dyshuari kryesor është Dardan Krivaqa, 1992, nga Ferizaj i njohur për policinë dhe Arbër Sejdiu 1989 shtetas i Suedisë me banim ne Zvicër.

I dyshuari ka bashkëjetuar me viktimën që dy muaj por Policia sipas familjarëve ka arritur të arrestoj Arbër Sejdiun.

Krivaqa dyshohet të jetë përdorues i narkotikëve. Ndërsa e ndjera Osmani siç mëson IndeksOnline në trup kishte shenja të dhunës.

I dyshuari kryesor nuk është arrestuar ende.



Të ndryshme
Më shumë
Mbi 15 mijë maturantë iu nënshtruan provimit të parë shtetëror në gjuhën amtare31 May 2025
Kazermat në Petrovec dhe Kumanovë do të kalojnë në ngrohje me gaz natyror 9 July 2021
Mediumi kroat: Shoferi i autobusit tha se diçka e pengoi gjatë vozitjes në momentin e aksidentit tragjik30 July 2021