Nga Rajoni
23 August 2021
SHBA-ja do të sjellë në Kosovë mbi 700 mijë doza të vaksinës, bën thirrje për vaksinim

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë të ditur se SHBA-ja do të sjellë në Kosovë mbi 700,000 doza të vaksinës.

Përmes një njoftimi në Twitter, ambasadori amerikan, Philip Kosnett, ka thënë se vaksinat funksionojnë vetëm nëse njerëzit vaksinohen.

“Kjo dhuratë nga populli amerikan është donacioni më i madh i vaksinës për Kosovën nga çdo vend apo organizatë. Kur të jetë plotësuar, donacioni amerikan do të sjellë mbi 700,000 doza. Më shumë vaksina pritet të vijnë”.

“Por vaksinat funksionojnë vetëm nëse vaksinohen individët. Kështu që ju lutem – vaksinohuni për të mbrojtur veten, familjet tuaja dhe komunitetet tuaja”, thuhet tutje në njoftimin e ambasadës.



Të ndryshme
Më shumë
Osmani: Mesazhet nga Brukseli nuk janë të mira, por duhet të vazhdojmë të punojmë29 September 2021
Maqedoni, hyjnë në procedurë parlamentare ndryshimet në ligjin për TVSH-në për çmimin e energjisë elektrike28 June 2021
Alvisa dhe Andi 1 bashkë në të kaluarën? Bëhet virale video krahë njëri tjetrit19 October 2021