ShowBiz
23 August 2021
Jo vetëm Bregoviq, edhe Lepa Brena është në Shqipëri

Goran Bregoviq i cili mbajti mbrëmë koncert në Korçë duket të mos ketë qenë i vetmi artist nga ish-Jugosllavia që ka shkelur dje në tokën shqiptare.

Një tjetër emër i njohur nga ajo kohë është në Shqipëri.

Bëhet fjalë për artisten Lepa Brena që dje pasdite ka zbarkuar në Durrës.

Brena, në Shqipëri vjen pas një turi të bukur të pushimeve në ishujt grek të Mesdheut.

Nuk dihet nëse ndalesa e saj në Durrës është për më gjatë apo vetëm në kalim e sipër përgjatë eksplorimit me jahtin e saj që ka përshkuar Mesdheun, Jonin e Adriatikun.

Për të përshkruar ndalesën e saj në portin e Durrësit, Brena mes tjerash është shprehur:

“Ne udhëtojmë sepse udhëtimi, diversiteti dhe distanca janë freskuesit e fshehtë të krijimtarisë së mendjes sonë”.

Me Ballkanin e hapur, këto ardhje duket se do përbëjnë çdo herë e më pak lajm.

https://www.instagram.com/lepabrenaa/?utm_source=ig_embed&ig_rid=3620250b-1cba-4ff2-8df0-81138f412a5f

/Prive.al



Të ndryshme
Më shumë
Sot merret vendimi për rastin “Monstra”23 February 2021
Serie A mbështet Malagò-n, klubeve u kërkohet pozicion për drejtimin e federatës italiane13 April 2026
Fillon sesioni vjeshtor, Kuvendi i Maqedonisë nën hijen e zgjedhjeve lokale30 August 2021