Nga Rajoni
24 August 2021
Vdekja e 18 vjeçares në Ferizaj, sot pritet të del para Gjykatës i dyshuari i arrestuar

I dyshuar se ka ndihmuar në vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj A. S., pas pak pritet të dalë para gjykatësit në Ferizaj.

Lajmin për Kallxo.com e ka bërë të ditur Albënora Bekteshi, zyrtare për informim në Gjykatën e Ferizajt.

“Seanca ndaj të dyshuarit lidhur me vrasjen e ndodhur ditë më parë do të mbahet me fillim nga ora 10:00”, ka thënë Bekteshi.

Në kërkesën e paraburgimit ku janë përshkruar dyshimet e para që çuan në vrasjen e tashmë të ndjerës, 18-vjeçares M. O. thuhet se “ekziston dyshimi i bazuar se më 22 gusht 2021, rreth orës 15:00, në rrugën “Ramadan Rexhepi”, në Ferizaj, në banesën e të pandehurit D. K., me dashje, në mënyrë mizore për motive të ulëta e keqtrajtuar viktimën”.

Dosja e prokurorisë për rastin e vrasjes ë 18 vjeçares thotë tutje se ajo u keqtrajtua për dy ditë radhazi deri në vdekje.

Sipas prokurorisë, gjatë gjithë kohës në vendngjarje ishte edhe i dyshuari tjetër me inicialet A. S. Ai dyshohet se ka marrë pjesë në ushtrimin e dhunës duke kontribuar në vdekjen e 18 vjeçares.



Të ndryshme
Më shumë
Kapet me 100 mijë franga një shofer nga Gostivari në vendkalimin kufitar Deve Bair 2 September 2021
Carovska: Me drejtorët do të bisedojmë për protokollet, nuk ka shtyrje të vitit mësimor30 August 2021
Maqedoni: 8.200 nxënës do të përfshihen në skriningun e ardhshëm 4 October 2021