Nga Rajoni
24 August 2021
Flet babai i 18-vjeçares së vrarë në Ferizaj: Vajza ka qenë në presion dhe e frikësuar

Babai i viktimës 18 vjeçare nga Ferizaj, ka thënë se vonë e ka kuptuar se vajza e tij ka qenë me një person që ka pasur vepra kriminale. 

Ai thotë për RTK-në se është shumë i tronditur me rastin, por pret që organet e rendit dhe ligjit ta zbardhin rastin dhe për ta kapur përsonin e dyshuar i cili, siç thotë ai, vajzës së tij i mori jetën.

Babai i 18 vjeçares lutet që ky rastet të jetë i fundit.

Ai apelon që prindërit të kenë kujdes dhe të përcjellin fëmijët e tyre se me kënd shoqërohen.

Babai i 18-vjeçares thotë se vajza ka jetuar afër dy muaj me të dyshuarin, por siç thotë ai, vajza e tij ka qenë në presion dhe është frikësuar ti tregoj familjes për dhunën që i ka ushtruar personi që tashmë është në arrati.

Ai shton se vazhdimisht e kanë pyetur, por 18 vjeçarja nuk ka treguar asgjë, sepse ka qenë në presion psikik.

Tutje i njejti shprehet i mllefosur me organet e drejtësisë se si e kanë lënë në liri një person të dyshuar për disa vepra penale.

“Gjyqësori do të duhej të merrte masa ndaj këtij përsoni i cili familjen time e goditi keq. Jemi shumë te shqetësuar për këtë që më ka ndodhë”, ka thënë ai.



Të ndryshme
Më shumë
Brnabiq: Është e rrezikshme që BE lejon të bllokohen fqinjët për çështje bilaterale23 June 2021
“Ferma VIP3” rrit stakat, fituesi do të marrë 200 mijë euro29 March 2026
Franca “e humb kontrollin”: Pas Britanisë, kërcënon me sanksione një shtet tjetër të madh evropian21 October 2021