Nga Rajoni
24 August 2021
Flet nga ceromonia e varrimit familjari i 18-vjeçares së vrarë, ky është mesazhi i tij

Në ceremoninë e varrimit të 18-vjeçares së vrarë në Ferizaj, M.O., në emër të familjes fjalën e ka marrë një i afërm i viktimës.

Teksa ka falënderuar të gjithë për pjesëmarrjes, familjari i të ndjerës është lutur që ky të jetë rasti i fundit i vrasjes së grave në Kosovë. Gjithashtu ai ka thënë se të rinjtë duhet ta gëzojnë lirinë dhe drejtësinë.

“Besoj se organet e Kosovës do ta çojnë drejtësinë deri në fund, uroj që të jetë rasti i fundit dhe fjala përfundimtare të jetë stop sepse të rinjtë kanë nevojë me gëzu lirinë, drejtësinë”, u shpreh ai, transmeton Gazeta Express.

“Bashkë na keni lehtësu dhimbjen e madhe, që na tronditi jo vetëm familjen por tërë botën shqiptare…Jemi falënderues për gjithë këtë pjesëmarrje”, u shpreh ai ndër të tjera.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka dhënë detaje për arrestimin e Dardan Krivaqës, të dyshuarit kryesor në vrasjen e M.O, 18-vjecare nga kjo komunë.

Sipas njoftimit të prokurorisë, Krivaqa është arrestuar sot rreth orës 12:05.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, , njofton opinionin publik se lidhur me rastin e vdekjes së 18 vjeçares në Ferizaj,  sot rreth orës 12 e 05 minuta, është arrestuari edhe personi i dytë i dyshuar (D,) në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti në bashkëkryerje ka kryer veprën penale ‘Vrasje e rëndë’ të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë për Express.

Sipas policisë, Krivaqa është arrestuar në një fshat të Ferizajt.



Të ndryshme
Më shumë
Gjykimi për tragjedinë në diskotekën “Puls” të Koçanit do të fillojë më 19 nëntor16 October 2025
Dhurata e Bidenit për Putinin17 June 2021
Rutte në Shkup, përballet me protestë në Parlament nga “E Majta” 3 March 2026