ShowBiz
25 August 2021
Regjisori shqiptar takon Adelina Ismailin: Ti ke qenë frymëzimimi im, të jam falenderues...

“Jam në hënë”, kështu përshkroi Erblin Nushi, regjisor, takimin e tij me Adelina Ismailin.

Ai kishte adhuruar këngëtaren për vite të tëra, dhe ishte një nga figurat që e frymëzoi atë gjatë gjithë jetës.

Në llogarinë e tij në Instagram, përveç punës së tij si regjisor, ai promovon edhe pranueshmërinë në shoqëri.

Hapur, ai ka deklaruar se është një person jo-binar – term ky që përfaqëson personat që nuk identifikohet me asnjë gjini.

“Jam në hënë. Gjithë këto vite ti më ke frymëzuar të jem i fortë dhe i vërtetë ndaj vetes. Takimi me ty ishte surreal dhe jam shume falënderues që më dedikove kohën tënde të çmuar për të folur për filmin tim të ri, dhe më dhe shumë këshilla. Do i mbaj përgjithmonë. Ti vazhdon të jesh një person që thyen rregullat, shtyn kufijtë në mënyrë që njerëzit të jetojnë të lumtur dhe të lirë. Shumë, shumë, shumë dashuri për ty”, shkruan Nushi në postimin e tij ku ka ndarë edhe një fotografi me Adelinën. /Prive.al



Të ndryshme
Më shumë
Jeff Bezzos nuk shkoi në Sarandë, jahti luksoz ishte atje vetëm për t’u furnizuar me naftë26 August 2021
Probleme për votime në burgjet e Maqedonisë: Të burgosurit nuk figurojnë në Listën Zgjedhore16 October 2021
Arben Vitia vaksinohet kundër COVID-19 8 July 2021