Nga Vendi
25 August 2021
Panovski kundër Filipçes: Të vaksinuarit nuk janë më imun se ata që e kanë kaluar virusin

Mikrobiologu Nikolla Panovski, e ka komentuar sërish gjendjen me pandeminë në Maqedoni.

“Ministri Venko Filipçe bie në kundërshtim me shkencën, imuniteti i fituar me vaksina nuk është më i fortë se imuniteti i personave që e kanë kaluar Covid-19” – deklaron për TV21, mikrobiologu Nikolla Panovski.

Sipas doktorit Panovski, vaksinat mbrojnë nga virusi corona për një periudhë më të shkurtë 3-4 mujore, më pas imuniteti fillon të bie, ndërsa antitrupat e krijuar pasi ta kaloni infeksionin mbrojnë minimalisht prej 6 deri në 9 muaj.

Panovski kritikoi ministrin Filipçe se nuk po i dëgjon mjekët më të vjetër dhe po vepron ashtu si e këshillojnë ekspertët anonim.



Të ndryshme
Më shumë
E bija i ka sugjeruar një tatuazh, Loredana e realizoi në krah për dëshirën e Hanës 3 August 2020
Osmani: Drejtësi për krimet e luftës dhe gjenocidin serb27 December 2020
MC Kresha tregon se për cilën kombëtare bën tifo në “EURO 2020”16 June 2021