Nga Vendi
25 August 2021
Carovska: Universitetet të koordinohen me autoritetet shëndetësore për modelin e punës

“U bëj thirrje të gjitha universiteteve në bazë të modeleve që mendojnë, të drejtohen deri te Komisioni për Sëmundje Infektive dhe bashkërisht të vendosin se si do të vazhdojnë punën”.

Ky ishte mesazhi i sotëm i ministres së Arsimit Milla Carovska drejtuar universiteteve në vend. Ajo tha se vendimet për mënyrën e vazhdimit të studimeve, duhet ta marrin vetë universitetet në koordinim me autoritetet shëndetësore.

“Universitetet që dëshirojnë të marrin vendim për nisjen e studeimeve me cilindo skenar, duhet të jenë në koordinim dhe konsultim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Komisionin për Sëmundje Infektive, para se të marrin vendimet”, tha Carovska.

Ndërsa në lidhje me ndihmën shtetërore për studentët, ajo tha se të rinjtë duhet të jenë të kënaqur me ndihmën nga shtetit dhe mundësitë që ju ofrohen për realizimin e qëllimeve të tyre personale dhe profesionale./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Zelensky në Turqi pas sulmeve ruse, thekson forcimin e partneritetit për sigurinë rajonale 5 April 2026
GJKKO gjobit Bardh Spahinë për moszbatim vendimi gjyqësor në Bashkinë Shkodër17 April 2026
Realizohet transplanti i veshkës nga derri tek njeriu21 October 2021