ShowBiz
25 August 2021
Në luftë me kancerin, por Vjosa Berisha shkëlqen në hapjen e “PriFest”

Sonte ka filluar festivali “PriFest” i cili do të zgjasë deri më 29 gusht.

Prishtina Festival është festival i filmit të metrazhit të gjatë, i cili realizohet në Kosovë dhe këtë vit shfaqja e filmave do të bëhet në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe në amfiteatrin e Kosovës, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.

Pavarësisht se po përballet me një sëmundje të rëndë, organizatorja e festivalit, Vjosa Berisha nuk ka munguar sonte në hapjen e këtij Festivali.

Berisha u mirëprit me një duartrokitje të gjatë kur u ngjit në skenë, derisa falenderoi të gjithë për pjesëmarrje.

Theksojmë se në PriFest-in e këtij viti do të jenë tetë kategori garuese për filmat, kurse fokus i këtij edicioni janë gratë./Reporteri.net/



Të ndryshme
Më shumë
Bekteshi: Këtë vit nuk do të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike24 June 2021
Verë me nxehtësi rekord, kërcënimet për shëndetin dhe masat parandaluese30 June 2025
Sonte shpallet kampionja e Abissnet Superiores: Egnatia, Elbasani apo Vllaznia?31 May 2026