Nga Rajoni
26 August 2021
“Jam biznesmen dhe serioz”, vrau shokun me plumb në kokë në makinë, ja çfarë shkruante në ‘FB’ Bledar Selmanaj pas krimit

Personi që shihni në foto është Bledar Selmanaj, i cili dyshohet të jetë autor i vrasjes së 25-vjeçarit Xhuljan Bullari.

Ky i fundit u gjet i pajetë në makinën e tij pranë zonës së quajtur “Qafa Topit” në afërsi të fshatit Babicë, në Vlorë më 21 gusht. Në lidhje me krimin në fjalë, pas disa ditësh hetime, policia arrestoi 39-vjeçarin në zonën e Bllokut në Tiranë.

Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar për ‘BalkanWeb’ detaje nga ‘jeta’ e autorit të krimit, i cili në profilin e tij në rrjetin social ‘Facebook’ vetëm dy ditë pasi kishte vrarë shokun e tij shkruante se ishte biznesmen. Madje, po të këqyrësh profilin e tij, Selmanaj jep edhe të dhëna të tjera se ishte serioz dhe i gjatë 1.75.

SI U ZBULUA VRASJA

Pas hetimeve nga ana e grupit hetimor, pasi u mor aparati celular i 25-vjeçarit, nga ku u nxorën edhe kontaktet, policia bëri një listë me miqtë e familjarët e viktimës. Menjëherë lindën dyshimet se vrasësi ishte i njohur me Bullarin dhe rezultoi se Bledar Selmanaj ishte pasagjer në automjetin e drejtuar nga 25-vjeçari, madje kishin udhëtuar bashkë.

Për motive të dobëta, 39-vjeçari e qëlloi në kokë të riun natën e 20 gushtit duke e lënë të vrarë brenda në makinë, ndërsa trupi i tij u gjet mëngjesin e 21 gushtit. Fill pas krimit, Selmanaj e groposi armën e vrasjes teksa kishte fshehur dhe veshjet që përdori ditën e atentatit.

Selmanaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Vite më parë ai ka qenë i akuzuar për disa vjedhje argjendarish e banesash në Tiranë. Duke kryer disa vjedhje seri ai është etiketuar edhe si hajduti ‘serial’ në kryeqytet. Policia thotë se Bullari dhe Selmanaj njiheshin me njëri-tjetrin dhe se vrasja ka ndodhur për motive të dobëta.



Të ndryshme
Më shumë
Sa shumë ka ndryshuar Edona Llalloshi 10 September 2021
Afaristët në Maqedoni kërkojnë masa lehtësuese për shkak të rritjes së inflacionit25 October 2021
Gazetari Vrangalla i drejtohet Filipc?es: “Tani a do te? keni edhe ju pak mire?kuptim dhe te? dore?hiqeni”10 September 2021