Nga Rajoni
27 August 2021
Zv.drejtori i SHKK-së: Deri më tani Dardan Krivaqa s’u vizitua nga asnjë familjar i tij

Zëvendësdrejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Rasim Selmani, e ka demantuar lajmin se Dardan Krivaqa ishte rrahur nga të burgosurit tjerë brenda këtij institucioni.

Ai tha se Krivaqa po mbahet në institucionin e sigurisë së lartë në Gërdovc dhe se është i karantinuar për shtatë ditë.

“Jemi siguruar që informacioni është 100 përqind i saktë dhe se nuk ka ndodhur asnjë incident brenda institucionit korrektues me këtë të burgosur”.

“Ai është i ndarë nga të tjerët sepse është pranim i ri në SHKK dhe në bazë të urdhrit operativ për pandeminë ne e kemi të paraparë që secili i paraburgosur i ri që pranohet tek ne, do të qëndrojë 7 ditë në karantinë dhe s’do të ketë asnjë kontakt me të burgosurit e tjerë. Ai është i vetëm në dhomë dhe s’ka asnjë kontakt fizik me të burgosurit tjerë, përveç stafit të institucionit dhe atij mjekësor”.

Selmani po ashtu vlerësoi se sjelljet e Krivaqës janë në përputhje me rregullat e Shërbimit Korrektues dhe se tani për tani s’kanë ndonjë telashe me të, marr parasysh edhe faktin se janë duke e vëzhguar 24 orë me qëllim që gjithçka rreth këtij rasti të jetë në rregull.

Përveç kësaj, zëvendësdrejtori i SHKK-së tregoi se deri më tani nuk ka informata që Dardan Krivaqën ta ketë vizituar ndonjë anëtar i familjes apo dikush tjetër, përveç monitorimit e vizitave nga institucionet relevante, si Avokati i Popullit dhe organizatat tjera që kanë të drejtën t’i vizitojnë këto persona në Qendrën Korrektuese.



Të ndryshme
Më shumë
Lajçak takon Abazoviqin: Është jetike mbajtja e orientimit të qartë të Malit të Zi drejt BE-së14 September 2021
Cristiano Ronaldo e ndjek një artiste shqiptare në rrjete sociale17 June 2021
Nga e hëna nis faza e dytë e lehtësimit të masave në Kosovë15 May 2020