Nga Rajoni
27 August 2021
Mërgimtarët rrahin një laborant, donin që testin e Covid-19 ta bënin negativ me dhunë

Një laborant është sulmuar në vendin e tij të punës gjatë ditës së djeshme ( e enjte), në Podujevë. Burrë e grua bënë testin për Covid19, por që rezultatet nuk i morën ashtu siç deshën.

Dyshohet se njëri doli pozitiv e tjetri negativ, dhe kjo bëri që çifti në fjalë të konfrontohet me laborantin i cili edhe iu kumtoi rezultatet.

 Çifti i cili besohet se jeton në një nga shtetet perëndimore, kërkoi me ngulm që edhe testi tjetër të ishte negativ.

Sipas këtij raportimi, laborantët kanë refuzuar një kërkesë të tillë, gjë e cila bëri që çifti në fjalë të acarohej edhe më shumë.

Për më shumë mund ta shihni foton më poshtë.



Të ndryshme
Më shumë
Një lidhje e fortë vëlla e motër/ Edona Llalloshi ia bën urimin emocionues Milotit për ditëlindje26 October 2026
Rama: Turp për drejtësinë ndërkombëtare dhe për ata që Thaçin e shohin si armik politik28 October 2025
Tetë viktima dhe 136 raste të reja me Covid-19, 2 viktima nga Tetova24 June 2020