ShowBiz
27 August 2021
Mediat britanike shkruajnë për historinë e familjes së Rita Orës

Rita Ora është bërë një emër i famshëm falë zërit të saj të mahnitshëm por jo shumë fansa do ta dinë që ajo ndryshoi mbiemrin e saj për një arsye të veçantë.

Emri i vërtetë i superyllit 30 vjeçare është Rita Sahatciu.

Babai i Ritës zbuloi se ai ndryshoi mbiemrin Ora pasi Sahatciu ishte e vështirë të shqiptohej, shkruan The Sun.

Rita ka lindur në Prishtinë, Jugosllavi (tani Kosovë), me të dy prindërit me origjinë shqiptare.

Babai i saj raportohet se ishte pronar i një pijetoreje ndërsa ka studiuar ekonomi.

Ndërkohë, mamaja e saj Vera është psikiatre që punon për NHS (Shërbimi i Shëndetit Kombëtar në MB) ajo madje u thirr vitin e kaluar për të punuar në vijën e parë të frontit gjatë shpërthimit të pandemisë coronavirus.

Rita e kaloi vitin e parë të jetës së saj në një banesë të vogël në Kosovë, para se prindërit e saj të iknin nga persekutimi dhe zhurmat e luftës dhe gjenocidit.

Për t’i shpëtuar kësaj, familja iku në Mbretërinë e Bashkuar kur ajo ishte një vjeç.

Në prill të vitit 2020, Rita foli për “shpëtimin nga persekutimi” pasi familja e saj u bashkua me miliona shqiptarë të tjerë që ikën nga vendi gjatë një lufte një dekadëshe. /Prive.al



Të ndryshme
Më shumë
OBRM-PDUKM: Zaev pa u konsultuar me partitë politike kërkon shtyrje të zgjedhjeve lokale21 July 2021
Tetova do të jetë qendra e volejbollit të plazhit për 15 ekipe nga shtete të ndryshme të Ballkanit26 June 2025
Udhëheqësit fetarë nënshkruajnë deklaratë të përbashkët kundër ekstremizmit të dhunshëm në Maqedoninë e Veriut13 May 2025