Nga Vendi
30 August 2021
Dialogu Kosovë-Serbi, Ali Ahmeti: Nuk mund të ecet përpara me hasmëri shekullore

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në një intervistë ekskluzive për ABC News Albania ndër të tjera është ndalur edhe tek një nga çështjet më të nxehta të rajonit, ajo e dialogut Kosovë-Serbi.

Ahmeti thekson se i kupton mjaft mirë autoritetet e Kosovës, por nuk mund të ecet përpara me hasmëri shekullore. Sipas kreut të BDI, ka dy rrugë ose pajtimi ose vazhdimi me hakmarrje.

“Me Serbinë nuk them unë që është një temë aq e lehtë sepse Kosova akoma numëron njerëzit e zhdukur qqë nuk i ka gjetur dot. Mirëpo,  me hasmëri shekullore nuk ecet përpara. Këtu  i kuptoj autoritete e Kosovës nuk mendoj se edhe Shqipëria nuk mendojnë se Kosova ka plagë të rënda, sepse edhe vetë Shqipëria ka djem që i ka humbur në Kosovë. Në fund të fundit edhe vetë Shqipëria në 1913 ka me mijëra njerëz të vrarë, Shqipëria e veriut është djegur. ne na duhet një pajtim mes kombit shqiptar dhe kombit serb ose të vendosim që të hakmerremi dhe çka na sjell hakmarrje. Kemi dy rrugën të tretë nuk ka, a do pajtohemi apo do e përsërisim edhe njëherë historinë dhe kush është më i fortë,” tha ai



Të ndryshme
Më shumë
Pendarovski: Ushtarët tanë dëshmuan se janë trajnuar sipas standardeve të NATO-s29 June 2021
Prokuroria kërkon paraburgim për një person, dyshohet për vrasje të shokut 4 November 2025
Çka po ndodh me Fifin? Këngëtarja në gjendje aspak të mirë shpirtërore, publikon video duke qarë 1 July 2021