Nga Vendi
30 August 2021
Gostivari kërkon mësim online edhe për shkollat fillore! Mësimi me prezencë fizike të shtyhet për dy javë

Për shkak të numrit të madh të të infektuarve në Gostivar, u vendosi që shkollat e mesme në këtë qytet ta organizojnë mësimin online në dy javët e para të shtatorit së bashku me Tetovën. Pushteti lokal kërkon që edhe shkollat fillore me 1 shtator të nisimin me mësim nga distanca. Kërkesa ka ardhur nga vetë shkollat në mbledhjen e sotme të mbajtur me përfaqësuesit e arsimit pranë komunës së Gostivarit. Aslian Snopçe, përgjegjëse për Arsim në komunën e Gostivarit bënë të ditur se të gjitha parapërgatitjet janë bërë që pas dy ditësh të nisë viti i ri shkollor, në cilëndo formë.

“Kemi bërë në të gjitha shkollat dezinfektim, pastrim dhe investime të tjera të nevojshme. Jemi gati për ta nisur vitin e ri shkollor, por së bashku me drejtorët jemi të mendimit se duhet dy javët e para mësimi online të zhvillohete dhe në shkollat fillore për shkak të situatës epidemiologjike. Pastaj, variant “Delta” i virusit e dime të gjithë se është shumë transmetues edhe te fëmijët. Ne bëjmë përpjekje maksimale për t’i mbrojtur fëmijët, stafin mësimor por edhe prindërit”, tha Aslian Snopçe, përgjegjëse për Arsim në komunën e Gostivarit.

Të liruar nga mësimi me prezencë fizike janë nxënësit me sëmundje të rralla ose aftësi ndryshe, fëmijët që kanë familje me sëmundje kronike, me kërkesë të prindërve. Kthimi i gjithë nxënësve në shkolla është një nga tre skenarët që para dy muajve i përgatiti MASH-i. Nga ana tjetër, në vitin e ri mësimor risi është edhe Koncepti i ri për arsim fillor që u miratua në mars të këtij viti. Në fillim do të zbatohet në klasën e parë dhe të katërt. Sipas Konceptit, sivjet duhet të fillojë edhe digjitalizimi përkatësisht përdorimi i librave digjital – së pari në klasë të katërt dhe për këtë janë blerë 10 mijë tabletë për nxënësit që vijnë nga familjet me rrezik social. Snopçe bëri të ditur se për Gostivarin janë ndarë vetëm 20 përqind e këtyre pasjisjeve, sipas sajë të pamjaftueshme për nevojat që ka qyteti me rrethinë.

“Nevojat tjera do mundohemi që ne si Komunë t’I plotësojmë, njëkohësisht duke instaluar edhe tabela të mençura në çdo klasë ku do të zhvillohet procesi digjitale. Edhe kabinetet e lëndëve shkencore poashtu do të pajisen me tabela smart – të mençura”, tha Aslian Snopçe, përgjegjëse për Arsim në komunën e Gostivarit.

Sipas ligjit, nxënësit deri në klasë të tretë do të përdorin libra.



Të ndryshme
Më shumë
“Ti studente e mjekësisë që i gjykon njerëzit?”, Dafina Zeqiri i kundërpërgjigjet ashpër ndjekëses27 August 2021
Baby G pozon nga pas, vë në fokus të pasmet në imazhet e fundit 6 July 2021
Babai i Kadri Veselit varroset sot në orën 19:00 7 July 2021