ShowBiz
30 August 2021
I vdiq nipi, Afërdita Demaku kritikohet keq për këngën e saj, “I paske rezervu këngë moj qyqe”...

Para disa ditësh artistja, Afërdita Demaku dha lajmin se nipi i saj ka pësuar atak kardiak dhe ka ndërruar jetë.

Këngëtarja bëri dhe një postim mjaft prekës në llogarinë e saj ‘Instagram’, derisa rrëfeu se vetë ajo është shumë e pikëlluar nga vdeja e tij sepse po priste ditën kur do t’i këndonte në dasmë.

Bashkangjiur me fotografinë e Bledit Demaku publikoi edhe një video të një prej këngëve të saj ku e vuan vdekjen e një personi të dashur.

Për këtë Afërdita është kritikuar nga një ndjekës ku i ka komentuar duke i thënë: “E dhimbshme për djalin që iku nga kjo botë në lule të rinisë dhe Zoti e pastë pranë vetes. Po çuditem që i paske rezervu këngë moj qyqe sepse tradita jonë e do të vajtojmë, por pa muzikë”.

Pavarësisht ditëve të kobmshme që po përjeton Afërdita Demaku, ajo iu është përgjigjur komentit duke i thënë se nuk është duke ditur asgjë, e uron të mos i ndodh një gjë e tillë askujt, pasi sipas saj nuk do i shkonte në mendje të fyente askënd.



Të ndryshme
Më shumë
Vrapçishti me dalje më të ulët ne votime deri ora 1117 October 2021
Arrestohen katër të rinj në Gostivar për drogë 2 July 2021
Reagon BDI Dibër pas vendimit të Gjykatës Administrative25 October 2021