Rreth mesditës së sotme një pacientë u nxorr nga Spitali Modular në Gostivar. I mbështjellur me batanie, familjarëve iu tha se ai nuk i kishte mbijetuar virusit Corona. Prej aty, trupi i pajetë u dërgua në morgun e Spitalit të Gostivarit, ku pas përgatitjeve të nevojshme, do t’iu jepet familjarëve për varrosje. Nga ana tjetër, çdo cep i oborrit të Spitalit të Gostivarit është i mbushur me qytetarë. Kjo fotografi mbretëron një periudhë të gjatë, sidomos para laboratorit ku kryhen testet e shpejta antigjene. Gjatë fundjavës llogaritur edhe ditënb e sotme në Spitalin e Gostivarit nga Covid 19 kanë ndërruar jetë 7 pacientë. Ratko Naumoski, udhëheqës i Repartit Infektiv bëri të ditur se akutalisht në Gostivar ka të hospitalizuar mbi 80 pacientë. Shton se nuk ka vende të lira për pacientët që do të kenë nevojë për trajtim me oksigjen.
“Në Repartin Infektiv së bashku me Spitalin Modular, momentalisht ka 53 pacientë, 25 në Repartin Infektiv dhe 28 janë në Spitalin Modular, prej të cilëve 35 pacientë janë në mbështetje të oksigjenit. Të gjithë pacientët janë të pa vaksinuar, pos njërit i cili i ka pranuar të dy dozat dhe është një gjendje të përgjithshme stabile. Në ambulantë kemi nga 20-30 kontrolle në ditë, një pjesë e tyre janë me terapi me infuzion. Vende të lira kemi 12, por janë pa mbështetje oksigjeni, pra për raste më të lehta. Gjatë vikendit kemi pasur 6 raste të vdekjeve, tre kanë ndërruar jetë te Spitali Modular dhe tre te Reparti Infektiv. Në Repartin Intrnistik ka 18 pacientë, prej të cilëve 15 janë në mbështetje të oksigjenit dhe në mëngjes sot te ky repart një pacientë ndërroi jetë. Në Repartin Neurologjik ka 12 pacientë dhe të gjithë janë në mbështetje të oksigjenit dhe në mëngjes edhe ty ky repart kishim një të vdekur”, deklaron Ratko Naumoski, udhëheqës i Repartit Infektiv pranë Spitalit të Gostivarit.
“Mendojmë se numrat do të fillojnë të bien dhe siç dëgjojë edhe nga pika e vakisnimit, popullata me të madhe shkon për t’u vaksinuar. Edhe unë apelojë që popullata të vaksinohet pasi të gjitha rastet që na vijnë, rreth 98 përqind nga të vaksinuarit janë me fotografi klinike më të lehtë dhe me simptoma më të lehtë, karshi atyre që nuk janë të vaksinuar. Prandaj apelojë për vaksinim dhe t’u përmbahemi rekomandimeeve nga ministria, si: mbajtja e maskës, higjienën personale dhe distancën”, deklaron Ratko Naumoski, udhëheqës i Repartit Infektiv pranë Spitalit të Gostivarit.
Mjekët presin që stabilizimi i stuatës të fillojë së shpejti pasi piku i katërt tanimë në Gostivar është arritur. Megjithatë, apelojnë për kujdes të shtuar nëse duam situata t’i kthehet normalitetit.