Nga Vendi
31 August 2021
Maqedoni, numri i hospitalizimeve tejkaloi shifrën prej 1000 – virusi nuk zgjedh moshë

Tetëmbëdhjetë vjeçari me paralizë cerebrale është pacienti më i ri i cili lufton për jetë në Kovid Qendrën në spitalin “Tetë shtatori”.

Tani ndodhet në kujdes intensiv, por në gjendje stabile. Për dallim nga periudha që kaloi, në valën e katërt pacientë më të rinj përfundojnë në spital.

Drejtori i spitalit “8 shtatori”, Hristijan Kostov thotë se sëmundja tani më shpejtë bën progres dhe mund të përkeqësohet për një orë. Ai thotë se në këtë spital për tre javë ka pasur 20 hospitalizime me pacientë të vaksinuar dhe askush deri tani nuk ka humbur jetën.

“Momentalisht ka 75 pacientë, ndërsa këto ditë do të hapet edhe një reparti edhe me 20 shtretër”, tha Hristov./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
E pa pak orë para se të vdiste, gazetari Resul Sinani zbulon bisedën e fundit me Burbuqe Berishën27 October 2021
Mblidhen rreth 8 mijë nënshkrime për vendosjen e shtatores së Adem Jasharit në Prishtinë21 July 2021
697 persona të prekur nga Kovidd-19 dhe 9020 të sëmurë kronik do të votojnë më 13 korrik 9 July 2020