Nga Bota
31 August 2021
Kështu e festojnë talibanët largimin e Amerikanëve nga Kabuli

Udhëheqësit talibanë kanë kaluar në mënyrë simbolike pistën në Aeroportin Ndërkombëtar të Kabulit, si një mënyrë e të festuarit për tërheqjen e trupave amerikane nga vendi, duke sinjalizuar kështu fitoren e tyre.

Zëdhënësi i talibanëve, Zambiola Mujahideen në një prononcim tha se largimi i ushtrisë amerikane nga Afganistani, të martën mbrëma, pas 20 vitesh luftë, ishte një mësim për pushtuesit e tjerë dhe për të gjithë botën.

Por festa e talibanëve nuk u mbyll vetëm me parakalimin në pistën e aeroportit. Sipas mediave të huaja, kur trupat e fundit amerikane u larguan nga Afganistani, luftëtarët talibanë shpërthyen në ajër një numër të madh fishekzjarresh, raporton TCH.

 “Pas 20 vitesh ne i kemi mundur amerikanët. Ata janë zhdukur dhe tani vendi ynë është i lirë. Është e qartë se çfarë duam ne: Duam Sheriatin, paqe dhe stabilitet”, tha Mohammad Islam, një roje taleban në aeroport, i cili ndërsa flet mban në krah një kallashnikov.

 



Të ndryshme
Më shumë
LSDM: BE pezulloi programin IPARD 3 për shkak të korrupsionit të VMRO-DPMNE-së22 December 2025
A do të qëndrojnë talibanët të bashkuar në qeverisje?26 August 2021
Dënime për 461 persona pa maska, MPB-ja me apel për respektim të masave 2 July 2020