Nga Bota
1 September 2021
Biden paralajmëron ISIS-K: Nuk kemi mbaruar ende me ju

Në një konferencë për shtyp, Presidenti Biden u zotua të vazhdojë të luftojë terrorizmin në të gjithë globin dhe paralajmëroi ISIS-K.

“Për ISIS-K, ne nuk kemi mbaruar ende me ju,” tha kreu i Shtëpisë së Bardhë, teksa tha se do të ndjekin një “strategji të ashpër, të pafalshme, dhe precize” për sulmin e së enjtes së kaluar që vrau 13 pjesëtarë të shërbimit amerikan.

Biden tha gjithashtu se kërcënimi terrorist ka kaluar nga Afganistani në të gjithë globin, duke shtuar se “kërcënimi nga terrorizmi vazhdon, por ai ka ndryshuar. Strategjia jonë gjithashtu duhet të ndryshojë.”

Presidenti gjithashtu pranoi se sfidat e reja në të gjithë globin përfshijnë ato të paraqitura nga Kina dhe Rusia duke thënë se nuk ka asgjë që të dy kombet “do të preferonin dhe do të donin më shumë në këtë garë sesa që Shtetet e Bashkuara të mbyten në një dekadë tjetër në Afganistan”.



Të ndryshme
Më shumë
GJND, 16 vjet nga opinioni që ndryshoi debatin juridik për Kosovën23 July 2026
Elisa Spiropali mbështet studentët shqiptarë për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe 8 February 2026
Raporti ditor: 421 raste të reja, 13 viktima dhe 395 të shëruar nga COVID-19 në Maqedoni14 October 2021