Nga Vendi
1 September 2021
MSH Maqedoni: Vijon transplantimi i veshkës nga një donator i vdekur

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se sot në mëngjes në Klinikën e Urologjisë filloi transplantimi i veshkës nga një donator i vdekur.

“Ekipet e mjekut Sotir Stavridis deh mjekut Aleksandar Trajanovski pas mesnatës përfunduan me heqjen e veshkës dhe indet e eshtrave nga 28 vjeçari i vdekur, familja e të cilit u pajtua t’i dhurojë organet”, thuhet në njoftimin e MSH-së

Ata shtojnë se indet e eshtrave do të përpunohen dhe do të transplantohen gjatë ditëve të ardhshme.

“Bëhet fjalë për donator me grup të rralë të gjakut për të cilën ka shumë pak pranues të organeve në Listën nacionale për transplantim dhe për këto pacientë është e vetmja mënyrë për jetë”, theksojnë nga MSH./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Pakënaqësia "vlon" në BDI: Aktivistët e vërtetë u zëvendësuan me prurje "servile"15 May 2026
Endrit Thaçi ndan kujtim me babanë para ndeshjes Kosovë-Turqi, mesazh emocionues për tifozët31 March 2026
OEMVP informon bizneset për CBAM dhe markën CE, në fokus standardet e Bashkimit Evropian 9 July 2026