Nga Vendi
1 September 2021
Dje në Maqedoni janë aplikuar 13.037 vaksina

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se procesi i vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në teren.

Nga MSH informojnë se janë aplikuar gjithsej 1.267.666 doza të vaksinës, ndërsa 539.037 qytetarë janë rivaksinuar.

“Dje janë vaksinuar gjithsej 13.037 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 5.486 qytetarë. Sipas të dhënave të fundit, 53% e popullatës mbi 40 vjet ka pranuar të paktën një dozë të vaksinës ”, njoftojnë nga MSH.

Nga MSH njoftojnë se qytetarët pa termin po vaksinohen në pikat ekzistuese vaksinale nëpër Maqedoni, ndërsa fëmijë nga 12 deri 18 vjet vaksinohen me pëlqim nga prindi.

“Vaksinat janë të sigurta dhe efikase dhe janë e vetmja mënyrë për ta mposhtur pandeminë. Vetëm me vaksinim të plotë parandalohet forma e rëndë e sëmundjes dhe ulen mundësitë për infektim dhe vdekje nga virusi”, thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
34 akuza për krime seksuale mbi aktorin amerikan të filmave për të rritur27 August 2021
Nga kjo datë nuk mund të hyjnë në Kosovë ata që s’janë vaksinuar me dy doza27 September 2021
Njeriu që shndërroi ëndrrën fëmijërore në realitet, fluturon përmes balonave! 7 August 2020