Nga Vendi
2 September 2021
Carovska: Varet nga përgjegjësia jonë se sa gjatë do të qëndrojnë fëmijët në shkolla

Nga përgjegjësia jonë dhe nga secili individ në sistemin arsimor varet se sa kohë do të qëndrojnë fëmijët në klasë. Në sistemin arsimor, rreth 74 për qind tashmë janë vaksinuar dhe secili prind ka përgjegjësi për t’u vaksinuar, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska.

Ajo në një paraqitje në ditarin e TV Sitel, theksoi se sistemi është gati për tre skenarë – për praninë fizike, model hibrid, që do të thotë gjysma në klasë, gjysma onlajn dhe plotësisht onlajn. Ministrja tha se skenari për zbatimin do të vendoset nga Komisioni për sëmundjet infektive, Shtabi i përgjithshëm koordinues dhe Qeveria.

Carovska përmendi se mësuesit janë kryesisht të vaksinuar dhe tani është e rëndësishme të vaksinohen prindërit dhe me këtë rast u bëri thirrje të gjithë atyre që kanë nxënës në shtëpi, të vaksinohen.

Siç tha, protokollet në shkolla parashikojnë mbajtjen e maskave, dezinfektimin, ajrosjen e ambienteve dhe matjen e temperaturës.

“Nëse dy fëmijë ulen në një bankë shkollore, ata i respektojnë absolutisht protokollet, sepse mbajnë maskë. Protokollet janë të qarta, mbajtje e maskave, dezinfektim, ajrosje dhe matje e temperaturës. Është e rëndësishme tani që ne të gjithë apelojmë për respektim të protokollevem por edhe për vaksinimin e mësuesve dhe prindërve”, tha Carovska.

Lidhur me pyetjen se sa prindër deri më tani kanë paraqitur kërkesë për të ndjekur mësimet onlajn për këtë vit shkollor, Carovska theksoi se rreth dhjetë për qind kanë paraqitur kërkesa për të ndjekur mësimet onlajn, që sipas saj, është një numër i pranueshëm dhe pret që ajo të mbetet ashtu.

“Nga 180 mijë nxënës që janë në shkollë fillore, 70 mijë në të mesmmen, gjegjësisht rreth 250 mijë nxënës filluan mësimin më 1 shtator. Diku rreth dy për qind e nxënësve kanë kërkuar mësim onlajn, që është një përqindje absolutisht e pranueshme. Ata janë të sëmurë kronikë dhe ka pasur disa arsye jo-mjekësore ku shkollat ??kanë konfirmuar se kjo është e pranueshme për ta dhe për mësuesit. Pres që kjo përqindje të mbetet e tillë”, shtoi Carovska.

Ministrja përmendi se në shumicën e shkollave janë blerë smart tableta, smart televizor ose LCD projektor për shkak të multimedias që duhet të jetë e pranishme në klasa.

E pyetur nëse fëmijët duhet të përdorin smart tableta gjatë orëve të mësimit, Carovska tha se kjo mund të varet ose jo nga mënyra se si vendos mësuesi.

Carovska përmendi se ato familje që nuk kanë mundësi financiare për të siguruar një smart tablet për fëmijën e tyre, dhe familjet me më shumë fëmijë, duhet të shkojnë në shkollë dhe të marrin tablet.

“Ndoshta në komunat për të cilat thoni se u thuhet të mos i blejnë, me siguri do t’ua japin tekstet shkollore të instaluara dhe do të mund t’i përdorin gjatë gjithë vitit të blera nga shkolla. Aty ku ata thonë “blini”, do të thotë se ata do t’ua japin atë njerëzve të cenueshëm nga shoqëria dhe të gjithë ne që mund ta përballojmë atë duhet t’u sigurojmë smart tableta fëmijëve tanë”, tha Carovska.



Të ndryshme
Më shumë
Tragjike/ 7 vjeçarja shqiptare shkon për të bërë rezonancën magnetike, vdes nga mbidoza 4 August 2020
Po nuk i pate 250 mijë euro, nuk merr nuse në këtë qytet shqiptar të Maqedonisë20 July 2020
Mijallkov lirohet nga aktakuza për arrestimin e Ljube Boshkovskit23 July 2021