Nga Vendi
2 September 2021
OBRM-PDUKM: Masat e këqija të Carovskës po dëmtojnë arsimin në Maqedoni

OBRM-PDUKM akuzon ministren Mila Carovska se po shkatron arsimin në Maqedoni me masat e këqija që po ndërmerr.

“Nuk ka tekste shkollore për të gjithë, dhe aty ku ndahen dhe grisen, Carovska sakrifikon një brez tjetër fëmijësh.

Në vend që të sigurojë materiale dhe libra për mësim, Carovska dje u tha prindërve se ata duhet të japin nga 8.000 denarë për vegla dhe materiale mësimore për fëmijët e tyre.

Shumë nxënës nga i gjithë vendi morën libra shkollorë të grisur dhe ngjitur, nga të cilët faqe të tëra mungojnë. Mediat dje ishin plot dëshmi nga prindërit për librat e grisur.

Shumica e fëmijëve nuk kanë tablet, dhe shumë as nuk kanë mjete për t’i blerë ato. Carovska dështoi plotësisht.

Nuk ka dezinfektues në shkolla, nxënësit i sjellin të tyret nga shtëpia.

Në disa komuna viti shkollor as që filloi”, akuzojnë nga OBRM-PDUKM.

/Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Arkeologët kanë zbuluar një varr të lashtë me ar dhe armë pranë një fshatit të Strugës 5 October 2026
Midis deklaratës së Ronaldos dhe daljes në pension të Messit: kush e fitoi betejën e kërkimit në Google? 7 October 2026
Selin rrëfehet për marrëdhënien me Gimbon: “Është e vetmja marrëdhënie korrekte në BBV” 5 February 2026