Nga Bota
2 September 2021
OBSH i ndan medalje kancelares Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel përuroi të mërkurën në Berlin hapjen e një qendre të re inteligjence për epidemitë.

Kancelarja, në prani të drejtorit të përgjithshëm të OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, u dekorua me medaljen botërore për shëndetësinë.

Në fjalën e saj në këtë ceremoni, Merkel deklaroi se në mbarë botën duhet bërë më shumë për të garantuar shëndetin e qytetarëve.

“Duhet të jemi më të përgatitur për pandemitë e së ardhmes. Të them të drejtën, unë nuk e prisja që një pandemi do të përfshinte Europën një ditë. Ne po punonim që ajo të mos e arrinte kontinentin tonë, por tani e përjetuam dhe duhet të nxjerrim mësime prej saj,” – tha kancelarja.

Qendra e re do të shërbejë për mbledhjen e informacioneve mbi viruset dhe të dhënat më pas do të analizohen për t’u përdorur në luftën globale kundër pandemive.

Merkel u shpreh se Berlini është vendi i duhur për krijimin e një qendre të tillë dhe vlerësoi punën e spitaleve gjermane në luftën kundër COVID, si dhe institutin Robert Koch.

Qendrës do t’i jepen fillimisht 30 milionë euro financim, që do të shërbejë edhe si një pikënisje për mbështetjen e Gjermanisë ndaj Organizatës Botërore të Shëndetësisë.



Të ndryshme
Më shumë
Presidentja Osmani takohet me Donald Trumpin: Miqësia dhe aleanca me ShBA-të mbetet boshti i pathyeshëm27 September 2025
Talibanët: Do t’i gjykojmë ata që e vranë humoristin, duhej ta sillnin në gjykatë30 July 2021
Shkupi paralajmëron rritjen e çmimit të naftës17 June 2021