Nga Vendi
2 September 2021
MASH Maqedoni: Deri më 15 shtator nxënësit e shkollave të mesme mund të aplikojnë për bursa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi se në rrjedhë është aplikimi për konkurset e reja për bursa për nxënësit e shkollave të mesme për vitin shkollor 2021/22 si dhe dorëzimi i dokumenteve për ripërtëritje të të drejtës për bursës për shfrytëzuesit aktual.

Konkurset për bursa janë publikuar në vegzën më poshtë, në secilin prej tyre janë theksuar kushtet, kriteret, dokumentet e nevojshme dhe afatet e aplikimit me qëllim të realizmit të drejtës së shfrytëzimit të bursës përkatëse.

Procedura për aplikim për bursë është online nëpërmjet ueb faqes http://e- uslugi.mon.gov.mk, me të cilën dukshëm është thjeshtësuar mënyra e realizimit të të drejtës.

Nxënësit që nuk kanë mundësi të aplikojnë online, plotësojnë paraqitje me letër dhe e dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm në konkursin përkatës në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, drejtpërdrejt aty ose nëpërmjet postës, ndërsa aplikimi zgjat deri më 15 shtator, ndërsa aplikimi për vazhdim të bursës zgjat deri më 30 shtator./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Të gjithë qytetarët e RMV-së në Afganistan janë të sigurt, punohet për evakuimin e tyre17 August 2021
Me flokë të gjata dhe të thinjura, kështu duket aktualisht “Mr.Bean”13 August 2021
Azir Aliu mesazh për unitet në ASH, përplasjet janë procese të shëndosha demokratike26 February 2026