Nga Vendi
2 September 2021
Mickoski: Ndjej keqardhje që E majta nuk e pranoi shansin për bashkim

Ua shtriva dorën atyre të cilët identifikohen si opozitë dhe të bëjmë bllok të përbashkët politik. Në atë mënyrë më lehtë do të bëjmë delegjitimim të pushtetit, tha lideri i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski duke qenë mysafir në emisionin “Fli nëse mundesh” që emitohet në televizionin “Alfa” duke folur për ofertën te udhëheqësia e së Majtës që t’i mbështesë kandidatët e opozitës nëse kjo parti politike me të vërtetë dëshiron ta delegjitimojë pushtetin.

Jam i çuditur, tha Mickoski, si nuk e shohin qëllimin përfundimtar, ndërsa ai është të bëhet bllok më i gjerë opozitar.

Mickoski u bëri thirrje anëtarëve, simpatizantëve të së Majtës atje ku nuk kanë kandidatë t’i mbështesin ata të opozitës.

“Ndjej keqardhje që udhëheqësia e së Majtës nuk e pranoi shansin për bashkim kundër Zaevit. Ju bëj thirrje votuesve të saj t’i mbështesin kandidatët e opozitës atje ku E majta nuk ka kandidatë të saj, ndërsa unë do të bëj thirrje në rrethin e dytë atje ku nuk do të kemi kandidatë, të mbështeten kandidatët e së Majtës”, përfundoi Mickoski.



Të ndryshme
Më shumë
Dështojnë bisedimet për presidentin, partitë politike larg marrëveshjes në Kosovë20 April 2026
Fronti Europian propozon Rezolutë mbi krizën humanitare në Gaza16 June 2025
Reagime ndaj ligjit për arsimin e lartë, akuza për pabarazi ndaj universiteteve shqiptare 4 April 2026