Nga Vendi
2 September 2021
Maqedoni, nëse nuk dëshironi regjistrues të pavaksinuar do të vijë një i vaksinuar

Kryeministri Zoran Zaev sot para mediave para fillimit të regjistrimit të popullatës tha se ka mundësi që nëse ndonjë amvisëri e caktuar nuk dëshiron të pranojë regjistrues të pavaksinuar, në të njëjtën adresë do të dërgohet regjistrues i vaksinuar.

“Bisedova edhe me Ministrinë e Drejtësisë si dhe me drejtorin e Entit Shtetëror për Statistika dhe gjatë regjistrimit do të mundohemi të kemi fleksibilitet maksimal që ata qytetarë që do të refuzojnë regjistrues të pavaksinuar të regjistrohen në regjistrues me vaksinë”, tha Zaev.

Sipas tij, numri do të jetë i vogël i atyre qytetarëve që do të kërkojnë ndërrimin e regjistruesit.

“Kur do të ndodhin situata të atilla mund të bëhet rotacion i regjistruesve, përkatësisht atyre qytetarëve do t;ju dërgohen regjistrues të vaksinuar. Një pjesë e madhe e regjistruesve janë të vaksinuar, kurse numri i qytetarëve që do të refuzojnë të regjistrohen nga regjistrues të pavaksinuar do të jetë i vogël”, tha Zaev.

Telegrafi



Të ndryshme
Më shumë
Dhjetë oficerë të FSK-së diplomojnë në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë23 July 2026
Gjermania gjen zgjidhjen për të eliminuar maskat (FOTO)15 May 2020
Retorikë nxitëse për sigurimin e votave në Maqedoninë e Veriut28 October 2021