Nga Vendi
3 September 2021
MASH Maqedoni: Vetëm 0.01% raste aktive të nxënësit

Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ka vetëm 0.01% raste aktive të nxënësit ndërsa përqindja është e njëjtë edhe te mësimdhënësit.

“Në shkolla respektohet plani dhe protokollet për mbrojtje nga virusi. Nxënësit, mësimdhënësit dhe personeli teknik në shkolla mbajnë maska në hapësira të mbyllura, maten temperaturat në hyrje të objekteve dhe bëhet dezinfektimi i duarve. Gjithashtu kontrollohen vazhdimisht nxënësit dhe bëhet dezinfektimi i bankave shkollore”, thonë nga MASH.

Nga MASH u bëjnë thirrje mësimdhënësve, prindërve dhe drejtorive të shkollave që nëse dyshojnë për ndonjë rast të alarmojnë dhe të veprojnë sipas algoritmeve.

“Nevojitet respektim i protokolleve për shkak se viti i kaluar na dëshmoi se me zbatimin e masave, shkollat nuk ishin bartëse të virusit”, thonë nga MASH.

Sipas tyre, vetëm kështu mund të parandalohet përhapja e virusit dhe do të mundësohet arsimim cilësor përmes mësimit me prani fizik.

Ndryshe në vitin e ri shkollor e filluan 257 mijë të rinj nga shkollat fillore dhe të mesme.

/Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Sulmii i Berishës ndaj Gonzatos, ambasadorët e BE-së dalin në mbrojtje të diplomatit europian10 May 2026
Zaev nuk është kundër për mbajtjen e zgjedhjeve më 17 tetor, nëse të gjithë pajtohen22 July 2021
Humor apo ironi? Ja çfarë tha Elvis Pupa për Arbana Osmanin21 October 2021