Nga Bota
3 September 2021
Fauci: Ka gjasë që do të nevojiten tri doza për mbrojtje të plotë

Pas rritjes së numrit të rasteve me Covid-19 në Shtetet e Bashkuara, administrimi zyrtar i dozës së tretë mund të fillojë brenda disa javësh, pas autorizimit nga Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve.

Infektologu i njohur amerikan, figurë udhëheqëse në luftën kundër pandemisë në ShBA, Anthony Fauci, tha se ka gjasë që tri doza të vaksinës të jenë të nevojshme për mbrojtje të plotë kundër virusit.

Ai citoi dy studime me bazë në Izrael, të cilat shfaqën rënie të numrit të infeksioneve në mesin e personave që e kishin marrë dozën e tretë, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.

Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Ngjitëse, gjatë një konference të së enjtes tha: “Ka arsye të mirë për të besuar se doza e tretë do të jetë e qëndrueshme dhe nëse është e qëndrueshme, atëherë me shumë gjasë, do ta kemi regjimin e dozës së tretë.”

Sidoqoftë, ai theksoi se i takon përfundimisht Administratës së Ushqimit dhe Ilaçeve për të vendosur nëse amerikanët duhet ta marrin dozën e tretë.

Agjencia këtë muaj pritet t’i shqyrtojë dy kërkesat e prodhuesve “Pfizer” dhe “Moderna” për autorizimin e dozës së tretë gjashtë apo tetë muaj pas marrjes së dozës së dytë.



Të ndryshme
Më shumë
E vetme, por djemve të Tunes nuk ju mungon buzëqeshja30 June 2021
Bojkot paralajmërues i mësimit nga nxënësit e klasave të katërta në rrethinë të Tetovës 6 September 2021
Dizajni i iPhone 12 nga Apple vjen në disa imazhe mahnitëse | FOTO26 August 2020