Nga Bota
3 September 2021
Britania mund ta ndalojë: Ç’është oksidi i azotit, gazi që të bën të qeshesh?

Posedimi i oksidit të azotit, një ndër drogat më të popullarizuara në mesin e të rinjve nga mosha 16 deri 24-vjeçare në Britani, mund të bëhet i ndaluar, pasi ministrja britanike e Punëve të Brendshme, Priti Patel, i urdhëroi ekspertët që t’i rishikojnë efektet anësore të tij.

Ministrja Patel tha se ajo është e gatshme që të marrë masa të ashpra kundër përdorimit të gjerë të gazit që joformalisht njihet edhe si gazi që të bën të qeshesh e që përdoret edhe nga dentistët.

Përdoruesit e marrin atë kryesisht përmes balonave të mbushur nga cilindrat e vegjël metalikë, të cilët shpërndahen nëpër klube nate e festivale të muzikës, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Mbi gjysmë milionë të rinj britanikë të moshës 16 deri 24-vjeçare raportuan se e kanë përdorur këtë drogë në periudhën 2019-2020, prandaj ministrja kërkoi nga Këshilli i Pavarur Këshillëdhënës për Keqpërdorimin e Drogave që t’i rishikojë dëmet që i shkakton kjo substancë.

Organizata që merret me përdoruesit e drogave, Release, paralajmëroi se propozimi i qeverisë mund të ngarkojë mijëra të rinj me vepra kriminale, të cilat do të ndikojnë në punësimin dhe mundësitë e tyre për shkollim.

Megjithatë, Ministria e Brendshme tha se oksidi i azotit mund të shkaktojë efekte anësore afatgjata si mungesa e vitaminës B12 dhe pagjakësia./Gazeta Express



Të ndryshme
Më shumë
Vjosa Osmani shpreh ngushëllime për viktimat e vrarë në Gllogjan26 November 2021
Pëllumbi e shpëton Shqiptarin në Gjermani nga “Blici”24 June 2021
Nisin testimet e vaksinës italiane kundër Covid-1924 August 2020