Nga Vendi
3 September 2021
Sa ma pak vaksinime, aq më shumë vdekje: Tetova me 106 viktima për dy muaj!

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kohës së valës së katërt të Covid-19, gjatë periudhës prej korrikut deri në fund të muajit gusht, analizat epidemiologjike kanë treguar se vdekshmëria më e lartë e pacientëve ka qenë në qyttet ku ka përqindje më të ulët të vaksinimit.

“Qytetet si Gjevgjelia, Kavadari, Resnja dhe Berova ku përfshirja me vaksinimi është ndërmjet 54-61%, numri i të vdekurve është më i ulët, gjegjësisht ka një të vdekur. Tetova e ka pritur valën me 19% të të vaksinuarve në korrik, atje ka pasur trysni më të lartë ndaj spitaleve, numër më të lartë të pacientëve të hospitalizuar dhe numër më të lartë të rasteve të vdekje – 106 deri në fund të gushtit”, thuhet në njoftimin e MSh-së, transmeton TV21.

Shtojnë se ditët e fundit është rritur interesimi për vaksinimi dhe ajo ka arritur në 37%.

“Situata e ngjashme është edhe në Gostivar, ku ka përfshirje të ulët të popullsisë së vaksinuar. Në këtë periudhë përfshirja e qytetarëve të vaksinuar deri në fund të gushtit është nën 30%, kurse numri i të vdekurve është 73”, thuhet më tej në njoftim.

Porositin se është koha “t’i hedhim poshtë të mashtrimet në lidhje me vaksinat dhe t’u përmbahemi fakteve dhe dëshmive reale të cilat realisht na tregojnë se sa ato (vaksinat) janë të rëndësishme dhe efikase”.

Përfundojnë, se qëllimi i tërë kësaj është të mundet virusit.



Të ndryshme
Më shumë
Ja kush do të jetë kandidati i BDI’së për kryeministër shqiptar24 June 2020
Shkurte Gashi publikon fotografi të djalit për herë të parë 3 September 2021
Latifi: Serbia, me ndihmën e Rusisë, pothuajse ka bindur një shtet të madh ta tërheqë njohjen e Kosovës30 July 2021