Nga Vendi
3 September 2021
Carovska: Nuk ka nxënës të infektuar në shkolla, të respektohen protokollet shëndetësore

“Nuk kemi nxënës të infektuar në shkolla, Inspektorati sanitar dhe shërbimet epidemiologjike janë në terren dhe po veprojnë. Cilat shkolla, cilët fëmijë apo cilët mësimdhënës janë pozitivë, dihet, i kanë informatat kompetentët të cilët duhet t’i kenë. Opinioni është e rëndësishme që ta dijë se përqindja e rasteve pozitive në nivel shtetëror është 0.01 për qind. Kjo flet për stabilitetin e gjendjes”, u shpreh Carovska.

Ministrja e arsimit Milla Carovska edhe sot ka drejtuar një apel deri tek të gjithë mësimdhënësit që të respektojnë protokollet shëndetësore, që të mos rrezikohet mësimi me prezencë fizike. Sipas saj mënyra e vetme është respektimi i protokolleve.

“Të gjithë mësimdhënësit, nxënësit dhe të punësuarit tjerë në shkolla duhet t’ju përmbahen protokolleve, sepse vetëm në këtë mënyrë mund ta realizojmë mësimin me prezencë fizike. Kam koordinime të rregullta me drejtorët që të përkujtohemi në rendësin e respektimit të protokolleve, që të mund të mbajmë mësimin në kontinuitet dhe në anën tjetër të mbrojmë shëndetin publik”, tha Carovska.



Të ndryshme
Më shumë
Leonora reagon nga pushimet, jep përgjigjen për mediat14 September 2026
KSHZ hedh poshtë të gjitha ankesat e parashtruara nga partitë politike19 July 2020
VMRO DPMNE: Taravari është i paaftë 5 October 2021