Nga Vendi
3 September 2021
Qytetarët janë në traumë nga Covidi, duhet t’i promovojmë projektet, kjo është pozitive – tha Zaev

Pandemia nga Covid-19 sipas kryeministrit Zoran Zaev u ka shkaktuar traumë psikologjike qytetarëve dhe ata kanë nevojë për diçka pozitive – sikurse janë promovimi i projekteve të rëndësishme për ata.

“Është me rëndësi që qytetarët të dinë se çfarë është bërë. Unë para disa ditësh kam qenë edhe me kryetarin e Kavadarit, i cili është i VMRO-DPMNE-së”, tha Zaev, transmeton TV21.

Thotë se promovimet edhe pse bëhen në prag të fushatës zgjedhore, janë në kuadër të ligjit.

“Ne e respektojmë ligjin. Duam që qytetarëve t’u tregojmë diçka të mirë dhe pozitive. Trauma psikologjike nga pandemia duhet të riparohet disi dhe ajo mund të bëhet vetëm me gjëra të bukura”, tha Zaev në ngjarjen e hapjes së Tregut të Bit Pazarit.



Të ndryshme
Më shumë
Kadriu kërkon ligj të veçantë për Gjykatën Kushtetuese dhe votim me shumicë cilësore13 March 2026
Adrola Dushi pyetet sërish nëse është në lidhje me Capital T, kjo është përgjigja e saj17 August 2021
Inteligjenca Artificiale parashikon nëse do të bjerë shi brenda dy orëve 4 October 2021