Nga Vendi
3 September 2021
Nga dita e shtunë qytetarët e Maqedonisë në Holandë mund të hynë me certifikatë, test negativ dhe karantinë

Nga dita e shtunë qytetarët e Maqedonisë do të mund të hynë në Holandë nëse japin certifikatën për imunizim, PCR test negativ dhe karantinë 10 ditore. Ky kusht vlen edhe për qytetarët e Kosovës dhe Malit të Zi.

“Nga 4 shtatori do të hynë në fuqi ndryshimet e rëndësishme në lidhje me vendet që kanë rrezik të lartë nga coronavirusi” thuhet në njoftim.

Maqedonia e Veriut është vendosur si e rrezikshme nga coronavirusi, dhe udhëtarët nga Maqedonia e Veriut do të mund të hynë në Holandë nëse janë të vaksinuar plotësisht dhe po ashtu do të kërkohet karantinë 10 ditore.

Nga 6 shtatori, udhëtarët që vinë nga vendet me rrezik të lartë, gjithashtu duhet të dorëzojnë PCR test negativ jo më i vjetër se 48 orë ose testi për antitrupa jo më i vjetër se 24 orë./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Emanuela Daci në emër të ISIS- it pengon gratë shqiptare të kthehen 3 August 2021
BDI: Ata që e sabotonin, sot krenohen, korridori 8 mban firmën tonë15 July 2025
Gold AG bëhet baba për herë të tretë – i vendos emrin vajzës Emblema 1 July 2025