Nga Vendi
6 September 2021
Spasovski: Presim regjistrim të suksesshëm

Ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski pret realizim të suksesshëm të regjistrimit, sipas tij qytetarët do të tregojnë seriozitet dhe do të japin të dhënat të cilat do të shfrytëzohen për zhvillimin e shtetit.

Spasovski madje tha se përfaqësuesit e MPB-së punojnë bashkë me Entin Shtetëror të Statistikave në shtabin që udhëheq me regjistrimin.

“Gjithsesi, ne si Ministri për Punë të Brendshme, punojmë bashkë me Entin Shtetëror për Statistika, përfaqësues tanë kemi në shtabin që udhëheq me regjistrimin, të gjithë qytetarët që do të refuzojnë të regjistrohen, sigurisht që do të merren masa dhe do të ketë padi”.

“Megjithatë unë pres njëjtë sikurse që kaloi dita e djeshme në një atmosferë të shkëlqyeshme, që të vazhdojmë edhe më tej dhe regjistrimi të kryhet me sukses. Që edhe pas 20 viteve të mund të kemi të dhëna të detajuara të cilat janë të nevojshme për zhvillimin e shtetit”, deklaroi Spasovski.



Të ndryshme
Më shumë
QMK: Është kërkuar mbështetje nga ajri për zjarrin në Vizbeg, shqyrtohet edhe evakuimi i banorëve 9 July 2025
I ‘zbulohet’ e fshehta Ades së “Për’puthen”, prej vitesh në lidhje dashurie!15 September 2021
Nga 1 dhjetori, do të paguajmë më shumë për qese plastike – do të kushtojnë 15 denarë16 September 2021