Nga Vendi
7 September 2021
Maqedoni: Dje janë vaksinuar mbi 14 mijë qytetarë

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se procesi Vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në teren.

MSH informon se janë aplikuar gjithsej 1.332.658 doza të vaksinës, ndërsa 579.358 qytetarë janë rivaksinuar.

“Dje janë vaksinuar gjithsej 14.159 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 3.621 qytetarë. 54% e popullsisë mbi 40 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës”.

“29% e popullsisë mbi moshën 18-39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. Vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe janë mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë. Vetëm vaksinimi i plotë parandalon formën e rëndë të sëmundjes dhe zvogëlon mundësinë për infektim dhe vdekshmërinë shkaktuar nga sëmundja”, thonë nga MSH./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Edhe 6 muaj të vështirë: Parashikimi i ekspertëve se kur do të përfundojë pandemia14 September 2021
Flet mërgimtari që postoi foton i rrethuar me para: Punoj në një firmë për ngarkim shkarkim të materialeve, kisha mbi 5 mijë euro në foto30 July 2021
Vëllai zbulon mesazhin e fundit me 28-vjeçarin që vdiq pasi ra nga kati i pestë i hotelit në Tiranë17 September 2021